Nga letra e At Bernardinit nga Shkodra, që mban datën 4 Qershor 1500, mësojmë mbi pritjen e Gjon Kastriotit, djalit të Skënderbeut, nga kryengritësit shqiptarë. Në Lezhë, thuhet në letër, “pritet Skënderbeu i ri, ashtu sikurse pritet Mesia (Krishti) prej judejve”. Gjoni erdhi në tokat shqiptare, bashkë me Span Dukagjinin. Lidhur me planet e Skënderbeut të ri thuhet: “si ta marrë ishullin e Lezhës dhe si ta fortifikojë me ndonjë fortifikatë, do të rrethojë Shkodrën dhe Krujën dhe të gjitha vendet e tjera”. Por sikurse dihet, ai nuk pati sukses në planet e tij.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
14 Gusht 1464, vdiq Papa Piu II
-
14 Gusht 1908, në Manastir, shqiptarët themeluan klubin e tyre “Bashkimi”
-
14 Gusht 1912, në Boston, u mbajt Kuvendi i Parë i Federatës Panshqiptare “Vatra”
-
14 Gusht 1916, lindi në Shkodër, poeti lirik dhe pedagogu Gaspër Pali
-
14 Gusht 1933, në Selanik, u vra me katër plumba në shpinë Hasan Prishtina