Në 26 Maj 1920, në Korçë, u mbajt një miting i madh, ku morën pjesë mijëra qytetarë dhe përfaqësues të fshatrave të Korçës dhe Devollit. Në miting u ngrit solemnisht flamuri kombëtar dhe u shpall deklarata për bashkimin e Korçës me Qeverinë e Tiranës. Mitingu i Korçës i parapriu përgatitjeve që bënin shovinistët grekë për pushtimin e qytetit, pas largimit të ushtrive franceze, të dislokuara që nga koha e Luftës së Parë Botërore.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
16 Qershor 1478, ra në duart e turqve kështjella legjendare e Krujës
-
16 Qershor 1878, krahinat e Shqipërisë së Mesme i dërgojnë protestë Kongresit të Berlinit kundër copëtimit të vendit
-
16 Qershor 1832, lindi mësuesja e parë shkodrane Kushe Mica
-
16 Qershor 1882, lindi bashkëkombasi ynë arbëresh Gaetano Petrota
-
16 Qershor 1917, lindi pedagogu Qazim Turdiu