26 Maj 1920, mbahet mitingu për bashkimin e Korçës me Qeverinë e Tiranës

Në 26 Maj 1920, në Korçë, u mbajt një miting i madh, ku morën pjesë mijëra qytetarë dhe përfaqësues të fshatrave të Korçës dhe Devollit. Në miting u ngrit solemnisht flamuri kombëtar dhe u shpall deklarata për bashkimin e Korçës me Qeverinë e Tiranës. Mitingu i Korçës i parapriu përgatitjeve që bënin shovinistët grekë për pushtimin e qytetit, pas largimit të ushtrive franceze, të dislokuara që nga koha e Luftës së Parë Botërore.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare