Agronomi, pedagogu dhe përkthyesi, Gjon Logoreci, djali i mësuesit patriot Mati Logoreci, u lind në Shkodër, më 24 Qershor 1905. Që në moshën 10-vjeçare, shkoi në Austri, ku u arsimua dhe u diplomua për agronomi. Në vitin 1926, u kthye në Atdhe dhe u emërua agronom në Lushnje, ku shërben edhe si pedagog në shkollën e parë bujqësore të Shqipërisë. Më vonë, u tranferua në Durrës dhe Tiranë. Kur u krye bashkimi i Kosovës me Shqipërinë, u tranferua në Pejë, ku dha ndihmesën e tij si agronom, deri në vitin 1944. Pas çlirimit u kthye në Atdhe dhe pesë vjet, punoi në fushat e Myzeqesë si agronom i Fierit, pesë vjet të tjera, punoi në Peshkopt, e më pas në kooperativën bujqësore të Saukut. Vitet e fundit të karrjerës së tij bujqësore, u emërua agronom i Karantinës në Aeroportin e Rinasit. Edhe pas daljes në pension, Gjon Logoreci, nuk e ndërpret veprimtarinë e vet. Ai punon si bashkëpunëtor i jashtëm, njihet kontributi i tij edhe si përkthyes e korrektor i gjermanishtes, në Shtëpinë Botuese, `Naim Frashëri”. Në këtë kohë, bashkëpunoi edhe me mikrofonin e Radio-Tiranës, si përkthyes e folës i emisioneve në gjuhën gjermane.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
25 Qershor 1466, mbret i Napolit i kërkoi shteteve feudale italiane të krijojnë një “besëlidhje italike”, për të përballuar rrezikun osman
-
25 Qershor 1873, lindi në Shkodër, një personalitet i lartë i klerit katolik shqiptar, Pjetër Gjura
-
25 Qershor 1914, doli numëri i parë i revistës së ilustruar “Zana”
-
25 Qershor 1919, grupi i shqiptarëve të Lozanës, i dërgoi një letër Këshillit të Ministrave në Romë
-
25 Qershor 1920, punëtorët e kryeqytetit Italian, organizuan një miting me parullën “Të largohet ushtria italiane nga Shqipëria”