Shkrimtari, gazetari dhe dramaturgu, Ruzhdi Pulaha, u lind më 21 Qershor 1942. Pas diplomimit në Fakultetin e Histori-Filologji, filloi punën si redaktor dhe më pas përgjegjës i redaksisë së kulturës në Radio-Tirana. Më 1975, u largua nga institucioni për “qëndrime liberale” dhe “gabime ideologjike në krijimtari”. 4 vjet punoi në Pogradec, si arsimtar dhe libretist në Estradën e qytetit. Në fund të vitit 1979, u rikthye në Tiranë pranë Teatrit Kombëtar, ku punoi deri në vitin 1986, kur doli si shkrimtar në krijimtari të lirë. Më 1992, është zgjedhur deputet në Kuvend dhe ka drejtuar Komisionin Parlamentar të Arsimit dhe Kulturës. Pas vitit 1999, ka bashkëpunuar me Radio-Tiranën, për realizimin e Radionovelës “Rruga me pisha” dhe me televizionin Publik Shqiptar, si skenarist i telenovelës së parë shqiptare. Ai nuk ka ndërprerë lidhjen dhe bashkëpunimin me Teatrin Kombëtar dhe teatrin “Andon Zako Çajupi” të Korçës, ku janë inskenuar rreth 20 drama dhe komedi të tij. Ruzhdi Pulaha, ka një krijimtari të pasur. Ka shkruar tregime, novela, romane, drama, komedi dhe disa skenarë filmash. Me komedinë “Zonja nga qyteti”, që është luajtur në skenë dhe në ekran, ka fituar Çmimin e Republikës, së shkallës së parë.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
21 Qershori, është Dita Botërore e muzikës
-
21 Qershor 1823, bajrakët e fshatrave Dushman dhe Qeret, u nisën për në luftë, për zgjerimin e zotërimeve të Bushatllinjve
-
21 Qershor 1847, u mbajt Kuvendi i Mesaplikut për organizimin e kryengritjes antiosmane në Shqipërinë e Jugut
-
21 Qershor 1912, 150 ushtarë shqiptarë dhe komandanti i tyre Tajar Bej Tetova dezertuan nga ushtria osmane per t’iu bashkuar asaj shqiptare
-
21 Qershor 1921, lindi mjeku neurokirurg Arian Xhumari