Në Bellovodë të Korçës, më 20 Qershor 1886, u lind patrioti Ligor Thoma Bellovoda, një ndër veprimtarët e Partisë Demokratike të SHBA-së. Punoi si arsimtar në fshatin e lindjes, e më pas në Kolonjë. Në vitin 1903, emigroi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. U sistemua në Indianopolis, -ku punoi në një firmë hekurudhore. Pas 4 vjetësh, shërbeu në administratën ushtarake të Sent Luisit dhe të Çikagos, në poste të ndryshme administrative dhe shtetërore. Në vitin 1914, u bë pronar i njërës prej firmave më të mëdha, në Suthbrixhe. Ajo merrej me tregëtimin e pjesëve të këmbimit për automjete. Ligor Bellovoda ishte ndër shqiptarët e pare, që u shqua në jetën politike amerikane. Ai drejtoi klubin e Partisë Demokratike të Suthbrixhit. Në vitin 1932, krijoi dhe drejtoi shoqatën ndërkombëtare të mërgimtarëve shqiptarë, grekë dhe rumunë. Megjithatë veprimtaria atdhetare dhe çështja kombëtare, mbetën në qëndër të vëmëndjes së tij. At Naum Çerja, e pat cilësuar Bellovodën “burrë me gjykim që është për kryeministër”. Ai predikonte dhe punonte, që mërgimtarët shqiptarë, të ruajnë gjuhën, doket dhe zakonet, që ata të bashkoheshin në një organizatë politike, gjë që u realizua, me krijimin e “Vatrës”.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
10 Shtator 1388, Ambasadorët e Gjergj Topisë, bëjnë kontratë me mjekun e Raguzës për të kuruar zotin e Durrësit
-
10 Shtator 1447, Gjergj Kastriot Skënderbeu dhe Janosh Huniadi bëjnë marrëveshje kundër Osmanëve
-
10 Shtator 1788, Ali Pashë Tepelena i shtoi me pushtim pashallëkut të tij, Butrintin dhe Gumenicën
-
10 Shtator 1835, Valiu i Rumelisë ripushtoi Lezhën
-
10 Shtator 1880, Osmanët pengojnë luftëtarët vullnetarë të Shkodrës, të ndihmojnë Lidhjen e Ulqinit, në mbrojtje të qytetit nga malazezët