Sot përkujtohet luftëtari antifashist, ekonomisti dhe politikani i shquar Nako Spiru. Ai ishte ndër drejtuesit e Luftës Nacionalçlirimtare, që punoi kryesisht me rininë dhe shtypin klandestin, u zgjodh në organet më të larta te Partisë Komuniste Shqiptare. Pas çlirimit, u emërua Ministër i Ekonomisë dhe kryetar i Komisionit të Planit të Shtetit. Ai ra viktimë e ndërhyrjes së Beogradit dhe synimeve jugosllave, për ta kthyer Shqipërinë në republikë të shtatë të Jugosllavisë. Vrau veten më 20 Nëntor 1947.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
22 Mars 1373, përfundoi qëndisja e veprës “Epitafi i Gllavenicës”
-
22 Mars, shënohet sot dita ndërkombëtare kundër diskriminimit
-
22 Mars 1992, zgjedhjet e dyta pluraliste në Shqipëri i fitoi Partia Demokratike
-
22 Mars 1932, u nda nga jeta korifeu gjerman Johan Volfgang Gëte
-
22 Mars 1895, u shfaq në Paris filmi i parë në botë, pas 10 vitesh kjo ndodhi në Shqipëri

