Dirigjenti dhe kompozitori i shquar shkodran, Frano Ndoja, u lind më 20 Korrik 1867. Ishte rrobaqepës, por punoi dhe si mësues muzike. Veprimtaria e tij artistike, është e lidhur me orkestrën frymore, që u ngrit me 1898 dhe ai e drejtoi nga fillimi deri në fund të jetës. Më 1922, ngriti dhe drejtoi orkestrën e parë frymore të ushtrisë shqiptare. Si kompozitor, Fran Ndoja, është autor i disa këngëve të njohura si “Kënga e konstitucionit”, etj. Meritë të veçantë ka në përpunimin dhe angazhimin për orkestër frymore, të shumë këngëve popullore qytetare shkodrane. Penës së tij i përkel dhe skica orkestrore “Fillimi i ahengut”, “Gjama e Tomorrit” etj.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
29 Tetor 1908, themelimi i Klubit “Labëria”
-
29 Tetor 1909, shoqëria femërore “Ylli i mëngjesit” shfaq dramën “Vilhelm Teli”
-
29 Tetor 1914, “misioni sanitar” i Italianëve pregatiti pushtimin e Vlorës
-
29 Tetor 1937, aparati i parë “Rentgen” kundër turbekulozit
-
29 Tetor 1981, premierë e filmit “Në prag të lirisë”


