Orkestra Sinfonike e Radio-Tiranës, më 20 Gushttë vitit 1962, dha koncertin e saj të parë, nën drejtimin e Mustafa Krantes. Siç dihet Radio-Tirana, kishte orkestrën e saj Sinfonike, që në vitin 1944. Tre ditë mbas çlirimit të vendit, ajo dha koncertin e parë bashkë me solistët e radios, Tefta Tashko, Marie Kraja, Kristaq Antoniu etj. Me krijimin e Teatrit Popullor, orkestra kaloi në administrimin e tij dhe më pas, në përbërjen e Filarmonisë së Shtetit dhe Teatrit të Operas dhe Baletit. Kurse përurimi dhe ditëlindja e Orkestrës së dytë Sinfonike të Radio-Tiranës, është 20 Gushti i vitit 1962.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
19 Tetor 1429, evidenca të mesjetës; Shqipëria eksportuese e madhe e lëndës drusore
-
19 Tetor 1912, lufta për mbrojtjen e Shkodrës
-
19 Tetor 1920, lindi akademiku Mark Krasniqi
-
19 Tetor 1928, greva e punëtorëve të shoqërisë konçesionare “Mazorana”
-
19 Tetor 1938, u ndalua me ligj mbajtja e plisit “qelesheve të bardha”