Në Ujmishte të Lumës, më 19 Maj 1894 u lind Muharem Bajraktari. Kreu shkollën ushtarake në Insbruk të Austrisë. Pas diplomimit shërbeu në radhët e ushtrisë shqiptare. Luftoi kundër forcave të Revolucionit të Qershorit dhe u gradua oficer madhor prej Ahmet Zogut. Më 1927 u emërua komandant i përgjithshëm xhandarmërisë. Për fërkimet që kishte me inspektorin anglez, Zogu e caktoi adjutantin e vet. Kjo u bë shkak për armiqësinë e tij me mbretin dhe arratisjen në Jugosllavi. Gjatë kohës së Luftës së II Botërore, u kthye në atdhe dhe krijoi një çetë nacionalistësh, që luftoi si kundër pushtuesve, ashtu dhe kundër forcave partizane. Mbas Luftës, u arratis në Maqedoni dhe më pas në Greqi, Itali dhe në Belgjikë. Ai është një nga themeluesit dhe veprimtarët e Komitetit “Shqipëria e Lirë”. Vdiq në mërgim, në vitin 1989.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
22 Janar 1828, lindi Elena Gjika, grua e ndritur e Rilindjes
-
22 Janar 1788, lindi Bajroni, poet anglez e mik i shqiptarëve
-
22 Janar 1914, Qeveria e Ismail Qemalit dha dorëheqjen
-
22 Janar 1919, Shqipëria shpallet zonë lufte nga Komanda italiane
-
22 Janar 1949, lindi Fran Camaj, gazetar shqiptar në Mal të Zi
