Sot përkujtohet dirigjenti i parë i Korit të Ushtrisë, kompozitori i shquar Gaqo Avrazi. Që në rininë e hershme, ai u angazhua në lëvizjen artistike dhe muzikore të Korçës, ku u lind më 1915. Kjo përcaktoi dhe gjithë veprimtarinë e jetës së tij. Në luftën antifashiste ai u rendit në radhët e çetave partizane për mobilizmin e masave në betejat çlirimtare. Në krye të Asamblit dhe Korit të Ushtrisë, Gaqo Avrazi dha ndihmë të madhe për zhvillimin dhe pëhapjen e muzikës dhe këngës shqiptare, si dhe për përgatitjen e talenteve të reja si Mentor Xhemali, Gaqo Çako, Gjoni Athanas, Ibrahim Tukiçi e Pavlina Nika. Artisti i shquar u nda nga bota magjike e tingujeve më 18 Nëntor 1985.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
15 Maj, “Dita Kombëtare e Familjes”
-
15 Maj 1946, u prezantua para publikut, regjizori i shquar Pandi Stillu
-
15 Maj 1937, shpërtheu puçi antizogist i Et’hem Totos, në Delvinë
-
15 Maj 1921, u lind Profesor Doktor Myzafer Xhaxhiu, në Gjirokastër
-
15 Maj 1903, filloi të botohet gazeta, “Përlindja Shqiptare”