Operatori, regjizori, “Artisti i Merituar”, Pali Kuke, u lind më 17 Prill 1947. Pas diplomimit në Universitetin e Tiranës në vitin 1969, u emërua operator. Xhiroi dhjetra e qindra telekronika. Në vitin 1975, xhiroi filmin e parë artistik televiziv “Zani partizani”, ku ishte operator dhe regjizor. Pas tij, erdhën dhe 7 filma të tjerë. Ato u pëlqyen nga shikuesi dhe u vlerësuan nga kritika. Filmi “Udha e shkronjave” i pruri operatorit “Çmimin e Republikës të klasit të parë” dhe “Çmimin e Festivalit të IV të Filmit Shqiptar”. Bashkë me operatorin Stefan Gajo, xhiruan filmat e parë serialë televizivë: “I treti”, “I paharruari”, “Të shoh në sy”, etj. Si regjizor Pali Kuke, realizoi disa filma të shkurtër televizivë, për figura të shquara artistike. Dy prej tyre, i kushtohen këngëtares sonë të shquar Inva Mula.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
9 Dhjetor 1190, krijimi i Shtetit të Arbërit
-
9 Dhjetor 1910, Komiteti i Studentëve Shqiptarë protestë kundër politikës shkombëtarizuese të xhonturqve
-
9 Dhjetor 1919, ShBA, Anglia e Franca njohin shtetin shqiptar por “duhet këshillimi i Italisë”
-
9 Dhjetor 1936, u shua Hajdar Blloshmi, përkthyes i Sulltanit e luftëtar i Isa Boletinit
-
9 Dhjetor 1936, Tefta Tashko gjallëron jetën artistike të Shqipërisë


