Rifat Berisha, bashkë me dy vëllezërit, Mustafanë dhe Hilmiun, u vranë nga agjentët e UDB-së jugosllave, në Gajark të Malishevës, më 17 Maj 1949. Ai ishte oficer i armatës shqiptare, nënkryetar i Këshillit Nacionalçlirimtar të ish Krahinës Autonome të Kosovës dhe Metohisë, kryetar i Frontit Nacionalçlirimtar dhe deputet i Parlamentit të Jugosllavisë. Presidenti i Republikës së Shqipërisë, e ka dekoruar dëshmorin Rifat Berisha, me Urdhërin e Flamurit të Klasit I, për kontribut të veçantë në Luftën Nacionalçlirimtare.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
2 Dhjetor 1431, regjistrimi i tokave shqiptare nga regjimi otoman
-
2 Dhjetor 1919, serbët hapin në Dibër zyrën e qeverisë së Esat Pashë Toptanit
-
2 Dhjetor 1924, lindi pedagogu Eshref Pumo
-
2 Dhjetor 1937, Dhimitër Toskanini kompozon dhe luan për mërgimtarët e Bukureshtit himin e ri shqiptar
-
2 Dhjetor 1937, marrëdhënie diplomatike midis Ahmet Zogut dhe Bashkimit Sovjetik
