Në Shkodër, më 17 Maj 1910, u lind Ibrahim Dibra, një nga stomatologët e parë shqiptar. U diplomua në Shkollën e Lartë Dentare të Vjenës. Në 1934, hapi një klinikë dentare në Shkodër dhe u bë i njohur për mjeshtërinë dhe aftësitë e tij. Në vitin 1946, arrestohet me akuzën për lidhje me lëvizjen e Postribës dhe lirohet mbas dy vjetësh, për mungesë provash. Jepte leksione në Teknikumin Mjekësor, duke përgatitur breza të rinj stomatologësh. Në vitin 1958, emërohet shef i klinikës dentare Nr. 2 të kryeqytetit, ku doli në pension në vitin 1970. Ibrahim Dibra, vendosi bazat e pediatrisë dentare në vendin tonë. Për ndihmesën dhe metodat e reja të përdorura prej tij, ai përmendet edhe në tekstet universitare të stomatologjisë.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
16 Maj 1662, Onufri dekoroi kishën e Vllaho Goranxisë, një monument i rëndësishëm i kulturës sonë
-
16 Maj 1919, Presidenti Wilson priti në Paris delegacionin shqiptar të Turan Pashë Përmetit
-
16 Maj 1931, u lind në Korçë, këngëtarja Pavlina Nika
-
16 Maj 1940 u hodhën në grevë punëtorët, që punonin për ndërtimin e aeroportit afër Beratit
-
16 Maj 1992, u dha premiera e baletit “Dafnis e Klos” e Moris Navelit