Vdiq i helmuar nga xhonturqit dhe Patriarkana e Stambollit, më 17 Gusht 1911, veprimtari i Rilindjes Kombëtare, publicisti dhe pedagogu, Petro Nini Luarasi, “Mësues i Popullit”. Një nga mësuesit shëtitës, që u mësonte fëmijëve fshehurazi gjuhën shqipe, të ndaluar nga pushtuesi dhe Patriarkana. Më 1887, hapi shkollën e parë shqipe në Ersekë dhe më pas, disa shkolla shqipe në krahinën e Kolonjës dhe të vakëfeve, drejtor dhe mësues i parë, i mësonjëtores shqipe të Korçës. Katër vjet që jetoi në SHBA, mori pjesë gjallërisht në lëvizjen kombëtare, ishte nismëtar për ngritjen e shoqërive patriotike “Malli i Mëmëdheut” dhe “Pellazgu”, i krijimit të komiteteve të fshehta, për lirinë e Shqipërisë. Më 1908, ishte delegat në Kongresin e Manastirit, ku u miratua alfabeti i shqipes, që përdorim edhe sot. Ka bashkëpunuar me shumë organe të kohës, ku botoi shkrime publicistike, pedagogjike dhe letrare, kryesisht poezi.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
5 Shtator 1304, Anzhuini Filip, ripohon privilegjet për qytetet Shqiptare
-
5 Shtator 1878, vritet në kullën e Abdulla Pashë Drenit, i dërguari i Portës së Lartë
-
5 Shtator 1914, në Durrës u hoq flamuri shqiptar, nga rebelët e Mustafa Ndroqit dhe Musa Duzit
-
5 Shtator 1928, u formua Kabineti Mbretëror
-
5 Shtator 1937, Shqipëria prezantohet në panairin e Barit