Më 15 Mars 1906, Bajo Topulli me 13 luftëtarë, doli malit për liri dhe formoi çetën e parë të armatosur. Me këtë, ai deshte t’u tregonte të rinjve shqiptarë si luftohet konkretisht për atdhe dhe liri. Menjëherë pas aksioneve të para, numëri i luftëtarëve arriti në 25 veta dhe vazhdoi të rritet në zjarrin e luftës për çlirim. Ndër aksionet e para të çetës së Bajo Topullit, që bashkonte luftëtarë të krishterë e muslimanë, ishte vrasja e dhespotit gjakatar të Korçës, si hakmarrje për vrasjen e Papa Kristo Negovanit dhe shokëve të tij. Shpesh çetat patriotike i kanë quajtur çeta komitësh. Por le të kujtojmë, se udhëheqësi i një çete të tillë ishte Bajo Topulli, një njeri i arsimuar dhe pedagog i shquar. Ai u kujdes të hartonte një rregullore të veçantë, që drejtonte veprimtarinë dhe disiplinën e çetës së tij dhe që më pas u përdor edhe për çetat e tjera. Një kopje e kësaj rregullore është botuar në vitin 1974, nga patrioti dhe luftëtari antifashist Zekerie Cana.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
22 Gusht 392, kurorëzimi Perandor i Perandorisë Romake të Eugjen Flavit
-
22 Gusht 1909, Faik Konica emërohet në krye të gazetës ‘Dielli’
-
22 Gusht 1909, lindi pedagogu Rexhep Neziri
-
22 Gusht 1924, Fan Noli së bashku me Luigj Gurakuqin dhe Bajram Currin marrin pjesë në Asamblenë e Lidhjes së Kombeve
-
22 Gusht 1971, vdes “Mësuesi i Popullit”, Gjergj Canco