Në Kosinë të Përmetit, më 12 Shkurt 1932, u lind mjeku Mantho Nakuçi. Pas diplomimit në Fakultetin e Mjekësisë në vitin 1957, punoi në rrethet e Përmetit, Tepelenës dhe Durrësit. Në vitin 1968 transferohet në Tiranë, si pedagog i Fakultetit të Mjekësisë dhe pas katër vitesh emërohet shef i Katedrës së Dermatologjisë. Veprimtaria e tij e gjerë pedagogjike, shkencore dhe artistike çoi në botimin e dhjetra artikujve shkencorë, si dhe në marrjen e titullit Profesor dhe Çmimin e Republikës. Për meritat e tij shkencore dhe kulturore instituti Amerikan i Biografive i ka përzgjedhur në “Five Hundred Ladders of influence”, për vitin 1999, Qendra Ndërkombëtare e Boigrafive të Kembrixhit e ka nderuar me medaljen “International Man of Millennium” dhe e ka përfshirë në Fjalorin Ndërkombëtar të Biografive për vitin 1999, ndërsa shoqatat e dermatologëve të Francës, Greqisë dhe Bullgarisë e kanë anëtarësuar në gjirin e tyre.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
19 Qershor 1166, u mbajt akti i shugurimit të kishës së Shën Trifonit në Kotorr
-
19 Qershor 1608, relacioni i Vendikut përshkruan të ardhurat kolosale nga peshkimi në Butrint
-
19 Qershor 1886, “Shoqënia e Stambollit”, arriti të marrë lejën për hapjen e Shkollës shqipe në Korçë
-
19 Qershor 1921, u themelua në qytetin e Korçës, shoqëria e vajzave “Zhvillimi”
-
19 Qershor 1924, qeveria e Nolit shpalli programin e saj 20 pikësh