Në Tiranë, më 1 Prill të vitit 1981, u organizua ceremonia e dorëzimit të “Medaljes së madhe të artë” dhe “Kryqit të Komandantit të Klasit të Parë”, që Qeveria Austriake i akordoi Profesor Aleksandër Budës, për ndihmesën e shquar që ai pat dhënë për zhvillimin e marrëdhënieve shkencore, midis Shqipërisë dhe Austrisë. Kjo është dekorata më e lartë, me të cilën, Presidenti i Republikës së Austrisë, vlerëson personalitetet e huaja që kanë dhënë ndihmesë në fushën e kulturës dhe të shkencës, si dhe të marrëdhënieve me shtetin austriak.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
6 Tetor 1912, kolonitë shqiptare të Amerikes u bëjnë thirrje bashkëatdhetarëve që përkrahnin Turqinë
-
6 Tetor, Dita ndërkombëtare e Qendrave të Banuara
-
6 Tetor 1592, u ndërtua xhamia e Delvinës
-
6 Tetor 1900, lindi artistja gjerogjiane Veriko Anxhaparixe; mëndesha në filmin Skënderbeu
-
6 Tetor 1926, dekretimi i ligjit , “Mbi krijimin e kryekonsullatave dhe konsullatave të nderit në vise të ndryshme”