Në Tiranë, më 1 Maj 1952, afishe të shumta lajmëronin artdashësit se, Estrada e Shtetit, jepte shfaqjen “Estrada Nr. 1”, me regji të Pandi Stillos dhe dirigjent Zef Gruden. Ishte kjo premiera e parë e Estradës së parë të kryeqytetit dhe gjithë Shqipërisë. Shfaqen e hapi bilbili i Shkodrës, Lucie Miloti, me këngët popullore. Shfaqja e parë e estradës së Tiranës, ishte një ngjarje e rëndësishme kulturore, që hapte një etapë të re në historinë e artit tonë. Në të merrnin pjesë shumë emra të njohur të skenës tonë si, Telat Agolli, Xhevdet Hafizi, Margarita Xhepa, Kadri Roshi, Besim Levonja, Xon Zyberi, etj.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
25 Mars 1792, shënohet punimi i parë i ikonografit shqiptar Gjergj Çetiri
-
25 Mars 1821, shpërtheu lufta çlirimtare e popullit grek kundër Perandorisë Osmane
-
25 Mars 1877, lindi në Prizren kleriku Dom Pashko Krasniqi
-
25 Mars 1897, Faik Konica botoi revistën “Albania”
-
25 Mars 1917, u themelua në Korçë shoqëria “Përparimi”


