Sot përkujtohet Preng Doçi, patriot, poet dhe klerik. U lind në Bulgar të Malësisë së Lezhës, në vitin 1846. Studimet teologjike i kreu në Shkodër dhe në Romë. Zuri poste të larta në hierarkinë kishtare si abat i Mirditës. Ai ishte një ndër themeluesit dhe drejtuesit e shoqërisë “Bashkimi” në Shkodër. Edhe veprimtarinë letrare e lidhi me lëvizjen çlirimtare të popullit tonë. U mor edhe me gjuhësi dhe lëvrimin e gjuhës shqipe. Vdiq më 22 Shkurt 1917.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
6 Maj 1403, vendimi i Senatit të Venedikut shkruan për mbrojtjen e Shkodrës
-
6 Maj 1936, Qeveria e Mehdi Frashërit solidarizohet me agresionin fashist
-
6 Maj 1937, përurohet pavioni i martenitetit pranë Spitalit Zogu I në Tiranë
-
6 Maj 1928, miratohet ligji mbi shkollat e mesme
-
6 Maj 1952, lindi gazetari kosovar Shaban Arifaj