Faik Konica një nga figurat më të ndritura të kulturës, politikës dhe diplomacisë shqiptare lindi në Konicë, më 15 Mars 1875. Pas përfundimit të studimeve në Francë, kishte mundësi të zinte postet më të larta në administratën turke, si shumë bashkëmoshatarë të tij, por ai zgjodhi rrugën e vështirë të luftës për lirinë dhe përparimin e Atdheut. Duke botuar revistën “Albania”, u bë një ndër themeluesit e gazetarisë shqiptare, por në mungesë të shërbimit diplomatik shqiptar, luajti edhe rolin e përfaqësuesit të kombit tonë në Europë dhe më vonë edhe në Amerikë. Kaq i madh ishte roli i tij në këtë fushë sa që gjyqi perandorak turk, dy herë e ka dënuar Konicën me vdekje dhe ka kërkuar zyrtarisht ekstradimin e tij në Turqi. Në Shtetet e Bashkuara, krahas Nolit, në vitet më të vështira për Shqipërine në krye të Federatës Panshqiptare “Vatra” dhe organit të saj, gazetës më jetëgjatë shqiptare “Dielli”, ai praktikisht u kthye në një kryetar qeverie në mërgim, si në veprimtaritë për të ndihmuar atdheun e rënuar, ashtu dhe në luftën diplomatike për mbrojtjen e tij dhe për shpëtimin nga copëtimi i plotë. Në veprimtarinë e mirëfilltë diplomatike, si përfaqësues i vendit tonë në Shtetet e Bashkuara, ai arriti të bëhet Dekan i trupit diplomatik në Uashigton dhe në kundërshtim me linjën e hapur profashiste që ndiqte Tirana, të ruante dhe të zhvillonte marrëdhëniet e rregullta me partnerin amerikan ku jetonte kolonia më e madhe e mërgimtarëve shqiptarë.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
5 Maj 1786, Sulltani fal Mahmut Pashë Bushatlliun
-
5 Maj 1842, lindi mësuesi i parë i gjuhës shqipe Jorgji Karbunara
-
5 Maj 1888, mërgimtari Grigor Nuka e lë pasurinë e tij në dobi të gjuhës shqipe
-
5 Maj 1906, në Leskovik zhvillohen betejat e para ndërmjet patriotëve shqiptarë dhe forcave osmane
-
5 Maj 1913, Qeveria e Vlorës fillon reformën për riorganizimin e sistemit gjyqësor