Shkrimtari Naum Prifti, lindi në Rehovë të Kolonjës, më 7 Mars 1932. Kreu studimet e larta në Universitetin e Tiranës. Pas diplomimit për gjuhë-letërsi u emërua redactor në gazetën “Zëri i rinisë” dhe më pas në revistën “Hosteni” dhe “Ylli”. Ka botuar vëllimet “Tregime të fshatit”, “Lëkura e ujkut”, “Çezma e florinjtë”, “Litari i zjarrtë” etj. Nga pena e tij kanë dalë edhe disa drama si “ Mulliri i Kostë Bardhit”, “Udha e shkronjave”, të cilat janë lujtar në skenë dhe ekranizuar. Në vitin 1992, emigroi në Boston, SHBA, ku vazhdoi veprimtarinë e tij letrare dhe patriotike.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
20 Janar 1870, Elena Gjika i shkruan De Radës: Ka ardhur koha të rishkruajmë historinë e popullit tonë
-
20 Janar 1899, lindi gazetari dhe publicisti Gjergj Bubani
-
20 Janar 1924, marrëveshje për lundrim e tregëti me Italinë
-
20 Janar 1925, u shua Hoxhë Kadriu, patriot, demokrat
-
20 Janar 1943, u formua kabineti i Eqerem Libohovës


