Në një familje patriotike kolonjare të vendosur në Manastir, më 4 Janar 1861, u lind atdhetari, pedagogu dhe publicist Gjerasim Qiriazi. I pajisur me një kulturë të gjerë dhe njohës i disa gjuhëve, shkroi dhe përktheu disa tekste për shkollat shqipe. Ai është autori i njërës prej gramatikave të para të gjuhës. Në vitin 1981, së bashku me motrat e tij Sevastinë dhe Parashqevinë, hapi të parën shkollë shqipe për vajzat në Korçë. Libri “Hristomathi”, që e botoi në 1902 dhe shoqëria “Vllazëria”, që e organizoi në Korçë, ndihmuan për edukimin patriotik të shqiptarëve.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
1 Shkurt 366, u shua August Juliani “Perandori Filozof” me origjinë ilire
-
1 Shkurt 1911, Mihal Grameno botoi në Korçë gazetën “Koha”
-
1 Shkurt 1914, ndërkombëtarët i kërkojnë Esat Pashë Toptanit të japë dorëheqjen
-
1 Shkurt 1920, filloi zyrtarisht punën Qeveria e Kongresit të Lushnjes
-
1 Shkurt 1935, lindi gjeologu i shquar Vasfi Duka
