Më 24 Maj 1835, ndërmjet kryengritësve shkodranë dhe pushtuesve turq, u zhvillua një betejë tjetër, e cila përfundoi me thyerjen e reparteve të rregullta. Ushtarët turq nuk mundën t’i kalonin pengesat dhe barrikadat, që kishin ngritur kryengritësit në rrugët e Shkodrës. Në luftimet e zhvilluara, u shquan për guxim dhe trimëri Hamza Kazazi, Dasho Shkreli, Haxhi Idrizi, etj.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
20 Mars 1592, arbëreshi Lek Matranga përktheu në shqip katekizmën “E mbesuame e kërshtere”
-
20 Mars 1752, lindi sulltani i Perandorisë Osmane Abdyl Hamiti I
-
20 mars 1802, letra e Ali Pash Tepelenës për mbretin e Sicilisë
-
20 Mars 1827, Bibla, libri më i lexuar në botë u përkthye e botua në shqip nga Vangjel Meksi
-
20 mars 1880, lindi në Vranisht të Vlorës patriot Sali Murati
