Në Ferizaj, më 20 Korrik 1908, u zhvillua një manifestim masiv antiosman dhe anti-imperialist, i shqiptarëve të Kosovës. Kuvendi i Ferizajt, siç ka hyrë në histori, miratoi telegramin drejtuar sulltanit ku kërkohej shpallja e kushtetutës dhe thirrja e parlamentit. Zhvillimet e Ferizajt, shërbyen si faktor vendimtar për fitoren e Revolucionit Xhonturk, që shpejt i zhgënjeu shpresat e popullit tonë për liri dhe pavarësi.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
28 Tetor 1879, 1000 malësorë të armatosur, vullnetarë në mbrojtje të Plavës dhe Gucisë
-
28 Tetor 1897, burgoset nga osmanët patrioti Murat Toptani
-
28 Tetor 1922, u lind Gaqo Shqau, pedagog
-
28 Tetor 1927, manifestimi i parë antifashist në Shkodër
-
28 Tetor 1937, konkurs ndërkombëtar kulture për monumentin e Skënderbeut

