Juristi shqiptar Eqerem Hado, u lind më 20 Korrik 1907. Studimet e larta i kreu në Fakultetin Juridik të Universitetit të Montpeljesë, në Francë. Pas diplomimit, punoi në gjykatën e Shkodrës, Beratit, Elbasanit dhe të Tiranës. Gjatë pushtimit fashist, u dekretua si prokuror në Kukës, Berat e Gjirokastër. Kur Kosova u bashkua me Shqipërinë, shërbeu si kryetar gjykate në Prizren. Pas çlirimit, u arrestua dhe u dënua për faje politike, me 5 vjet burg. Më 1952, filloi punë si avokat në Tepelenë dhe më pas, në Elbasan, ku doli në pension. Ndroi jetë në vitin 1968.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
27 Tetor 1735, premierë e operas “Skënderbeu” në Versajë
-
27 Tetor 1887, lindi Mihal Sherko, gazetar e diplomat
-
27 Tetor 1912, Ismail Qemali mbledh koloninë e Bukureshtit
-
27 Tetor 1914, Greqia shpall zyrtarisht pushtimin e Shqipërisë së Jugut
-
27 Tetor 1919, diplomacia perëndimore deklaron sovranitetin Italian mbi Vlorën

