Konsulli francez, pranë Ali Pashë Tepelenës, shkruante në fund të vitit 1809, për bisedimet e zhvilluara në Misolongi ndërmjet Pashajt dhe të dërguarëve britanikë. Sipas marrëveshjes së arritur, kur flota detare angleze do të sulmonte ishujt e Jonit të Jugut, Aliu do të sulmonte Beratin dhe do të bashkëpunonte për rrethimin e Korfuzit. Pashai i Janinës i shfrytëzonte kontraditat e Fuqive të Mëdha të kohës, për të zgjeruar dhe forcuar Pashallëkun e tij, që faktikisht ishte i pavarur nga Porta e Madhe e Stambollit.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
31 Dhjetor 1454, përballë ekspeditës kundër shqiptarëve Venediku mban anën e turqëve
-
31 Dhjetor 1901, ndahet nga jeta Zef Serembe, një nga lirikët e letërsisë arbëreshe
-
31 Dhjetor 1919, raport i gjeneralit francez De Furtu: trazirat në Shqipëri i nxisin fqinjët
-
31 Dhjetor 1937, koncert në Oborrin Mbretëror i Tefta Tashkos
-
31 Dhjetor 1943, u mbajt Konferenca e Bujanit

