Në Gjirokastër, më 15 Korrik 1913, u lind Halim Budo, një nga punonjësit më të shquar të Shërbimit Diplomatik Shqiptar. Pas liceut të Korçës dhe diplomimit për jurist, në Universitetin e Lionit, kreu dhe shkollën e vështirë të Luflës Antifashiste; u arrestua dhe u internua në Porto-Romano. Mori pjesë me armë në dorë, në Luftën Nacionalçlirimtare. Shërbimin diplomatik e filloi që pa mbaruar lufta antifashiste, si anëtar i delegacionit të Ushtrisë Nacionalçlirimtare, pranë Shtabit të Forcave Aleate në Bari. Mbas luftës, me 1947, u emërua Drejtor në Ministrinë e Punëve të Jashtme, më 1951, ambasador në Çekosllovaki, më 1961, përfaqësues i përhershëm i Shqipërisë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara. U nda nga jeta, në vitin 1971.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
4 Shtator 1770, Mehmet Pashë Bushatlliu, ndëshkon fatalisht kundërshtarët
-
4 Shtator 1885, lindi kleriku dhe publicisti Vinçenc Prendushi, “Martir i Demokracisë”
-
4 Shtator 1899, u hap Shkolla e parë Shqipe në Prizren
-
4 Shtator 1922, lindi gazetari e pedagogu Findia Veizi
-
4 Shtator 1927, lindi Rexhep Reka, inxhinier i naftës, studiues e dekan