Më 13 Janar 1945, Banka Kombëtare e Shqipërisë, u shtetëzua nga Këshilli Antifashist Nacionalçlirimtar dhe u zëvendësua me Bankën e Shtetit Shqiptar. Sikurse dihet Banka Kombëtare u krijua në shtator 1925, në bazë të marrëveshjes italo-shqiptare mbi Bankën dhe huanë SVEA, të përfunduar midis Qeverisë Shqiptare dhe grupit financiar italian. Kapitali nominal i saj, ishte 12.500.000 franga ar. Subjektet shqiptare zotëronin vetëm 49% të aksioneve, kurse pjesa tjetër i përkiste aksionerëve të huaj.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
21 Janar 2011, protestë e dhunshme në bulevard; katër persona humbën jetën
-
21 Janar 1895, Harallamb Kristo Koçi organizon në Shën Petërburg mbrëmje shqiptare
-
21 Janar 1814, lindi gazetari Medin Kamberi
-
21 Janar 1922, studentët shqiptarë në Austri botojnë revistën “Minerva”
-
21 Janar 1925, Shqipëria shpallet Republikë Parlamentare me President Ahmet Zogun


