Lufta për mbrojtjen e krahinave shqiptare të Plavës e Gucisë nga aneksimi prej Malit të Zi, vazhdoi dy vjet. Beteja vendimtare midis vullnetarëve shqiptarë dhe reparteve malazeze u bë më 5 Janar të vitit 1880, në Velike dhe Pepic, ku pas tre ditë luftimesh të përgjakshme forcat malazeze u thyen. Kjo pati jehonë që i kaloi caqet e trojeve shqiptare dhe i bashkoi më shumë shqiptarët rreth Lidhjes së Prizrenit.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
3 Dhjetor, Dita Ndërkombëtare e Personave me Aftësi të Kufizuara
-
3 Dhjetor 245, lindi Aurel Diokleciani, perandor romak me origjinë ilire
-
3 Dhjetor 1479, venedikasit i dorëzojnë Ahmet Pashës krahinat shqiptare
-
3 Dhjetor 1913, publikohet akti i parë i konçensionit për krijimin e Bankës Kombëtare Shqiptare
-
3 Dhjetor 1913, zyrtarizohet kandidatura e Princ Vidit

