Bota arbërore sot përkujton poetin dhe dramaturgun arbëresh Françesk Anton Santori, i cili u nda nga jeta më 7 Shtator 1894. Shkroi shumë, por arriti të botojë vetëm pak nga krijimet e tij. Kështu ai ka lënë në thesarin e kulturës kombëtare përmbledhje me lirika “ Këngëtarja arbëreshe”, poemat “ Vallja e haresë së madhe” dhe “I burgosuri politik”, drama “Ermira”. Pas vdekjes, janë botuar novela në vargje “Brisandi” , “Lletixja” , “ Ulladheni”, “Familja fushtjerote”.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
8 Maj, Dita Kombëtare e Kryqit të Kuq dhe Gjysmë Hënës së Kuqe
-
8 Maj 1786, u dha premiera e tragjedisë “Skënderbeu”, në skenën e Teatrit Francez në Paris
-
8 Maj 1910, u zhvillua beteja e Carralaves, ndërmjet kryengritësve shqiptar dhe ushtrive osmane
-
8 Maj 1926, u përfundua marrëveshja ndërmjet Qeverisë Shqiptare dhe Bankës Serbo-Shqiptare
-
8 Maj 1937, Mbreti Zogu I dekretoi Ligjin për ndryshimin e emrave të disa qyteteve, fshatrave, lagjeve, lumenjve, etj
