Më 7 Maj 1485, u laurua për filozofi Nikollë Leonik Tomeu, apo siç quhej shpesh dhe Epirioti, një ndër humanistët më të shquar që ka nxjerrë vendi ynë. Ai u lind në Venedik, në vitin 1456, në një familje që kishte mërguar nga Durrësi. Në veprat që ka lënë, e përmend me krenari prejardhjen shqiptare. Në vitet 1504- 1531, ishte një ndër intelektualët më të njohur të Venedikut dhe drejtues i shoqërisë, “Shkolla e Shqiptarëve”, qëndër e kulturës shqiptare në mërgim. Më 1497, Nikolla u emërua profesor dhe titullar i katedrës së filozofisë në Universitetin e Padovës, ku pati si student dhe Nikolla Kopernikun, një ndër astronomët më të mëdhenj të Mesjetës. Si poliglot dhe njohës i mirë i kulturës antike dhe të kohës, Tomeu ka lënë një seri veprash si, “Dhjetë dialogët”, “Aristoteli, historia e jetës dhe veprave”, studime historike dhe filozofike. Humanisti shqiptar, ishte materialist dhe veprat e tij u dogjën nga inkuizicioni.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
3 Shkurt 2017, u shua pena e madhe Dritëro Agolli
-
3 Shkurt 1913, filluan veprimet luftarake kundër Turqisë nga shtetet ballkanike
-
3 Shkurt 1913, lindi në Mitrovicë futbollisti i Juventusit, Riza Lushta
-
3 Shkurt 1925, Shqipëria aderon në konventën “Mbi opiumin”
-
3 Shkurt 1940, u shua kompozitori i Rilindjes Martin Gjoka
