Ka ardhur deri në ditët tona vendimi i Senatit të Venedikut, që mban datën 6 Maj 1403, lidhur me organizimin e mbrojtjes së Shkodrës, që në atë kohë ishte nën sundimin e Republikës. Nga dokumenti rezulton, se sulmet e herë pas hershme të hordhive osmane, ende nuk kishin prekur zotërimet venedikase në Ballkan dhe Senati përpiqej të reduktojë forcat mbrojtëse dhe të shkurtojë shpenzimet për mbajtjen e tyre.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
8 Maj, Dita Kombëtare e Kryqit të Kuq dhe Gjysmë Hënës së Kuqe
-
8 Maj 1786, u dha premiera e tragjedisë “Skënderbeu”, në skenën e Teatrit Francez në Paris
-
8 Maj 1910, u zhvillua beteja e Carralaves, ndërmjet kryengritësve shqiptar dhe ushtrive osmane
-
8 Maj 1926, u përfundua marrëveshja ndërmjet Qeverisë Shqiptare dhe Bankës Serbo-Shqiptare
-
8 Maj 1937, Mbreti Zogu I dekretoi Ligjin për ndryshimin e emrave të disa qyteteve, fshatrave, lagjeve, lumenjve, etj
