Skulptorja e parë shqiptare, Kristina Hoshi, u lind në Kavajë, më 4 Qershor 1915. Ishte e apasionuar pas muzikës dhe vizatimit. Regjistrimi në Liceun Artistik të Romës përcaktoi përfundimisht rrugën e jetës së saj. U kthye ne Atdhe me diplomën e pedagogut të Arteve të Bukura Figurative dhe u emërua mësuese vizatimi, në Institutin Femnor të Tiranës. Ndërkohë, ajo fitoi konkursin për të ndjekur Akademinë e Arteve të Bukura në Romë. Në Atdhe, ajo bëhet e njohur me skulpturën, “Fidani”, të cilin e paraqiti në ekspozitën e vitit 1951, ku fitoi dhe çmimin e parë. Më pas, erdhën dhe shumë punime të tjera, por një ndër kryeveprat e saj mbetet busti, “Doktor Shiroka”. Në vitin 1951, Kristina Hoshi, u emërua pedagoge në Liceun Artistik “Jordan Misja” dhe me këtë hapet një fushë e gjërë veprimtarie, për artisten. Ajo përgatit breza të tërë skulptorësh edhe si pedagogë në Institutin e Lartë të Arteve.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
19 Mars 1703, lindi piktori Feliçe Skavioni, autor i shumë punimeve me temë shiptare
-
19 Mars 1879, Komiteti i Stambollit miratoi alfabetin e unifikuar të gjuhës shqipe
-
19 Mars 1919, lindi mjeku Stefan Çilka
-
19 Mars 1923, protestuesit në Vlorë shpërthyen depot e drithit dhe e ndanë falas në popull
-
19 Mars 1936, u nënshkruan marrëveshjet me Italinë fashiste


