Me rastin e 10-vjetorit të Mbretërisë Shqiptare, më 30 Gusht 1938, në kinema “Nacional”, u zhvillua Festivali Artistik. Atë mbrëmje, luajti orkestra “Bashkimi Elbasanas”, nën drejtimin e Baki Kongolit, pedagog në Shkollën Normale të Elbasanit. Para publikut të zgjedhur, u prezantua me programin e tij të pasur edhe Kori i Institutit “Nana Mbretneshë”, nën drejtimin e pedagoges Jorgjie Filçe (Truja). Shoqëronin në piano, Emilia Tsali, studente e Konservatorit të Selanikut dhe Antoneta Andrea. Festivali u ndoq nga të gjitha familjet, që kishin radio, sepse ai u transmetua nga Radiostacioni i Laprakës. Kjo ishte prova e dytë, që bëri Radio-Tirana para përurimit të saj, më 28 nëntor 1938.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
1 Prill 1258, despoti Mihal i Epirit i jep Burtintin dhe bregdetin Shqiptar, si prikë për martesë, birit të Perandorit gjerman
-
1 Prill 1835, vdiq Bartelemeo Pinelli, skulptor e piktor italian
-
1 Prill 1933, Italia i ndërpreu Tiranës këstin e huasë; vendi u zhyt në krizë
-
1 Prill 1929, hyri në fuqi Kodi i parë Penal në Shqipëri
-
1 Prill 1967, nisi aksioni i rinisë për ndërtimin e rrugës në Malësi të Madhe



