Regjisorja e shquar Xhanfize Keko, “Artiste e Popullit”, u lind më 27 Janar 1928. Karrierën kinematografike e filloi si shitëse biletash në kinematë e kryeqytetit. Pas një kursi dy vjeçar pranë “Studios Qëndrore të Filmave Dokumentarë” në Moskë, filloi punën në Kinostudion “Shqipëria e re” që në themelimin e saj në vitin 1952. Atje shumë shpejt u bë regjisore për filmat dokumentarë e më pas edhe për ata artistikë. Hapat e para në këtë fushë ishin filmat “Oshëtimë në bregdet” dhe “Plagë të vjetra”. Ajo u bë e njohur me filma dokumentarë e artistikë brenda e jashtë Shqipërisë. Filmat “Beni ecën vetë”, “Taulanti kërkon një motër”, “Kur po xhirohej një film” etj, sollën një fllad të ri në kinematografinë tonë e i sollën regjisores shumë çmime e medalje në festivalet ndërkombëtare të filmit në Beograd, Itali etj.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
8 Maj, Dita Kombëtare e Kryqit të Kuq dhe Gjysmë Hënës së Kuqe
-
8 Maj 1786, u dha premiera e tragjedisë “Skënderbeu”, në skenën e Teatrit Francez në Paris
-
8 Maj 1910, u zhvillua beteja e Carralaves, ndërmjet kryengritësve shqiptar dhe ushtrive osmane
-
8 Maj 1926, u përfundua marrëveshja ndërmjet Qeverisë Shqiptare dhe Bankës Serbo-Shqiptare
-
8 Maj 1937, Mbreti Zogu I dekretoi Ligjin për ndryshimin e emrave të disa qyteteve, fshatrave, lagjeve, lumenjve, etj




