26 Janar 1957, Albturist nënshkruan kontratë me firmën turistike angleze Progresiv Tours

Në Tiranë, më 26 Janar 1957, u nënshkrua kontrata midis “Albturistit” dhe firmës luksoze turistike angleze “Progresiv Tours”. Sipas protokollit turistët anglezë që do të vizitonin Shqipërinë do të pushonin në plazhin e Durrësit dhe mund të vizitonin Shkodrën, Lezhën, Krujën, Durrësin dhe Tiranën.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare