Më 24 Mars 1999, NATO filloi bombardimet në Jugosllavi. Po atë ditë ushtarakët serbë ndërmorën masakrën e quajtur “tragjedia e mësuesve” në fshatin Godes, ku vranë 20 mësues të shqipes. Në të njëtën kohë, ushtarakët serbë nisën spastrimet etnike të popullsisë civile shqiptare. Ata i detyronin shqiptarët të braktisnin vatrat e tyre dhe të iknin drejt kufirit shqiptar. Kjo është etapa e parë e spastrimeve që ka shkaktuar të paktën 10 mijë viktima në dy muaj.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
8 Maj, Dita Kombëtare e Kryqit të Kuq dhe Gjysmë Hënës së Kuqe
-
8 Maj 1786, u dha premiera e tragjedisë “Skënderbeu”, në skenën e Teatrit Francez në Paris
-
8 Maj 1910, u zhvillua beteja e Carralaves, ndërmjet kryengritësve shqiptar dhe ushtrive osmane
-
8 Maj 1926, u përfundua marrëveshja ndërmjet Qeverisë Shqiptare dhe Bankës Serbo-Shqiptare
-
8 Maj 1937, Mbreti Zogu I dekretoi Ligjin për ndryshimin e emrave të disa qyteteve, fshatrave, lagjeve, lumenjve, etj




