Shkolla Normale e Shoqërisë, “Drita”, u hap në Bukuresht, më 24 Korrik 1892. Ajo ishte institucion arsimor me profil pedagogjik, që funksiononte mbi bazën e kursit të parë të gjimnazit, nga emigrantët shqiptarë dhe disa rumunë. Shkolla kishte konviktin e saj për nxënësit që vinin nga qytetet e tjera. Mësimet jepeshin në gjuhën shqipe dhe rumune. Të rinjtë, që mbaronin këtë shkollë, fitonin aftesite profesionale të një mësuesi.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
8 Maj, Dita Kombëtare e Kryqit të Kuq dhe Gjysmë Hënës së Kuqe
-
8 Maj 1786, u dha premiera e tragjedisë “Skënderbeu”, në skenën e Teatrit Francez në Paris
-
8 Maj 1910, u zhvillua beteja e Carralaves, ndërmjet kryengritësve shqiptar dhe ushtrive osmane
-
8 Maj 1926, u përfundua marrëveshja ndërmjet Qeverisë Shqiptare dhe Bankës Serbo-Shqiptare
-
8 Maj 1937, Mbreti Zogu I dekretoi Ligjin për ndryshimin e emrave të disa qyteteve, fshatrave, lagjeve, lumenjve, etj

