Verën e vitit 1796, Kara Mahmut Pashë Bushatlliu, ndërmori dy fushatat ushtarake për t’i bashkuar Pashallëkut të Shkodrës trojet shqiptare të Malit të Zi. Në betejën e Qershorit, ai pësoi disfatë. Në shtator organizoi ekspeditën e dytë, por në betejën që u zhvillua më 22 Shtator 1796, ai humbi një numër të madh ushtarësh dhe oficerësh, madje dhe vetë ra në fushën e luftës.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
8 Maj, Dita Kombëtare e Kryqit të Kuq dhe Gjysmë Hënës së Kuqe
-
8 Maj 1786, u dha premiera e tragjedisë “Skënderbeu”, në skenën e Teatrit Francez në Paris
-
8 Maj 1910, u zhvillua beteja e Carralaves, ndërmjet kryengritësve shqiptar dhe ushtrive osmane
-
8 Maj 1926, u përfundua marrëveshja ndërmjet Qeverisë Shqiptare dhe Bankës Serbo-Shqiptare
-
8 Maj 1937, Mbreti Zogu I dekretoi Ligjin për ndryshimin e emrave të disa qyteteve, fshatrave, lagjeve, lumenjve, etj
