Shkrimtari dhe gazetari Odhise Grillo u lind, më 21 Mars 1933. Mësimet e para i mori në Vuno. Më pas, vazhdoi arsimimin në kryeqytet. U diplomua për gjuhë-letërsi shqipe në Universitetin e Tiranës. Katër dekada të jetës së tij, ka punuar redaktor në revistën “Hosteni” dhe në Shtëpinë Botuese “Naim Frashëri”. Shkrimet e para i ka botuar që në vitin 1947. Emri i tij ndeshet shpesh në gazetën “Pioneri”, “Zëri i rinisë”, “Drita”, Nëntori” dhe fletore të tjera të kohës. Është autor i shumë se 70 librave të të gjitha gjinive. Ato janë botuar në Tiranë, Prishtinë, Shkup, Tetovë, Mitrovicë, por edhe në Damask e Athinë. Gjysëm shekulli shkrimtari simpatik, bashkëpunoi me gazetat dhe revistat për fëmijë të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë, shkroi dhe botoi për të vegjëlit shumë tekste mësimore. Breza të tërë shkrimtarësh dhe pedagogësh e kujtojnë profesorin e tyre dhe leksionet e tij interesante mbi letërsinë për fëmijë që ka mbajtur në auditorët e Universitetit të Tiranës dhe Elbasanit. Odhise Grillo ishte anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve dhe Kryetar i Shoqatës Mbarëkombëtare të Shkrimtarëve për Fëmijë.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
25 Gusht 1878, Mehmet Ali pash Maxhari zhvillon bisedime me Lidhjen e Prizrenit për Plavën dhe Gucinë
-
25 Gusht 1900, lindi Hasan Ceka, nja nga arkeologët e parë shqiptarë
-
25 Gusht 1909, hapet shkolla e parë shqipe në Filat të Çamërisë
-
25 Gusht 1925, mblidhet Asambleja Kushtetuese për të shpallur monarkinë
-
25 Gusht 1944, formohet Kori Partizan në Lavdar të Oparit