Një ndër institucionet arsimore më të vjetra shqiptare jashtë vendit, u themelua në Venedik, në Shtator të vitit 1500, nga mërgimtarët shqiptarë, që u detyruan të braktisin vatrat e tyre pas pushtimit të Atdheut nga turqit. Mësuesi i parë i shkollës ishtë Marin Biçikemi. Shkolla ishte e karakterit tekniko-profesional. Bazoreliefi i fasadës së shkollës, që përfaqëson luftën e popullit shqiptar për liri, ruhet edhe sot.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
8 Maj, Dita Kombëtare e Kryqit të Kuq dhe Gjysmë Hënës së Kuqe
-
8 Maj 1786, u dha premiera e tragjedisë “Skënderbeu”, në skenën e Teatrit Francez në Paris
-
8 Maj 1910, u zhvillua beteja e Carralaves, ndërmjet kryengritësve shqiptar dhe ushtrive osmane
-
8 Maj 1926, u përfundua marrëveshja ndërmjet Qeverisë Shqiptare dhe Bankës Serbo-Shqiptare
-
8 Maj 1937, Mbreti Zogu I dekretoi Ligjin për ndryshimin e emrave të disa qyteteve, fshatrave, lagjeve, lumenjve, etj
