Kombi shqiptar përkujton, më 17 Janar, Heroin e tij legjendar Gjergj Kastriot Skënderbeu në përvjetorin e përjetësisë. Po sjellim më poshtë letrën që Republika e Raguzës, i dërgonte Heroit Shqiptar në vitin 1452, ku në pak rreshta skicohet portreti i tij i shkëlqyer: “I madhërishëmi dhe i fuqishmi si vëlla dhe miku ynë shumë i dashur! Nuk gjejmë fjalë të mjaftueshme, për të lavdëruar ose admiruar madhështinë e pabesueshme të shpirtit tuaj dhe burrërinë tuaj të pashoqe. Kush është ai që nuk mendon se ju e keni merituar atë lavdërim dhe lavdi që çdo njeri me shpirt të lartë dëshiron t’ju japë? Ju qëndruat me forca të pakta kundër një armiku të panumërt turqish, keni ruajtur të paprekur qytetin me rrethe kundër furisë dhe peshës së një ushtrie aq fort të përgatitur. Qofshi pasqyrë e shëmbull për të gjithë princat, për të gjithë popujt dhe emrin tuaj le të kurorëzojë një famë e përjetëshme.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
1 Prill 1258, despoti Mihal i Epirit i jep Burtintin dhe bregdetin Shqiptar, si prikë për martesë, birit të Perandorit gjerman
-
1 Prill 1835, vdiq Bartelemeo Pinelli, skulptor e piktor italian
-
1 Prill 1933, Italia i ndërpreu Tiranës këstin e huasë; vendi u zhyt në krizë
-
1 Prill 1929, hyri në fuqi Kodi i parë Penal në Shqipëri
-
1 Prill 1967, nisi aksioni i rinisë për ndërtimin e rrugës në Malësi të Madhe




