Serbia dhe Greqia, më 16 Shkurt 1868, nënshkruan në Athinë një konventë ushtarake që plotësonte Traktatin e Vëslaut. Ata synonin një luftë të përbashkët kundër Tuqisë për fatin e ardhshëm të Ballkanit dhe sidomos të pjesës perëndimore të gadishullit. Greqia, thuhej në këtë marrëveshje, në rast fitorje do të merrte Thesalinë dhe Epirin, pra Shqipërinë e Jugut, ndërsa Serbia Bosnjën dhe Hercegovinën. Por në një akt të fshehtë që i bashkangjitej Traktatit të Vëslaut thuhej se Serbia do të merrtë Kosovën dhe disa krahina të Shqipërisë së Veriut.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
22 Mars 1373, përfundoi qëndisja e veprës “Epitafi i Gllavenicës”
-
22 Mars, shënohet sot dita ndërkombëtare kundër diskriminimit
-
22 Mars 1992, zgjedhjet e dyta pluraliste në Shqipëri i fitoi Partia Demokratike
-
22 Mars 1932, u nda nga jeta korifeu gjerman Johan Volfgang Gëte
-
22 Mars 1895, u shfaq në Paris filmi i parë në botë, pas 10 vitesh kjo ndodhi në Shqipëri




