Më 15 Dhjetor 1975, në liqenin e Shkodrës, në ujrat tona territoriale, u qëllua nga një anije luftarake jugosllave, anija e peshkimit “Islam Mustafa”. Kapiteni i saj, babai i tre fëmijëve, Fran Ndue Ivanaj, pa asnjë faj e shkak, ra në krye të detyrës. Ky ishte një provokacion i hapur, një kërcënim i fqinjëve shovinistë. Kuvendi Popullor i dha peshkatarit, që kryente detyrën e tij, titullin e lartë, “Hero i Popullit.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
8 Maj, Dita Kombëtare e Kryqit të Kuq dhe Gjysmë Hënës së Kuqe
-
8 Maj 1786, u dha premiera e tragjedisë “Skënderbeu”, në skenën e Teatrit Francez në Paris
-
8 Maj 1910, u zhvillua beteja e Carralaves, ndërmjet kryengritësve shqiptar dhe ushtrive osmane
-
8 Maj 1926, u përfundua marrëveshja ndërmjet Qeverisë Shqiptare dhe Bankës Serbo-Shqiptare
-
8 Maj 1937, Mbreti Zogu I dekretoi Ligjin për ndryshimin e emrave të disa qyteteve, fshatrave, lagjeve, lumenjve, etj

