Në një familje nënpunësish, në qytetin e Korçës, më 14 Shkurt 1916, u lind Theodhor Samsuri, arsimtar dhe diplomat i shquar. Pas përfundimit me sukses të Liceut Kombëtar të Korçës, ndoqi studimet e larta në Universitetin e Lionit në Francë. Diplomohet për pedagogji dhe psikologji. Në vitet studentore aktivizohet në demostratat antifashiste të emigracionit shqiptar deri në prill 1939. Në vitin 1941 kthehet në Atdhe dhe emërohet mësues në Korçë, më pas drejtor i Gjimnazit të Korçës dhe të Shkodrës. Më pas punoi si inspektor Arsimi dhe këshilltar i zëvendëskryeministrit në Këshillin e Ministrave. Në vitin 1957 Dhori Samsuri kalon në shërbimin Diplomatik. Ai përfaqëson Shqipërinë në shumë kongrese e konferenca ndërkombëtare. Në vitin 1965, emërohet në Ambasadën tonë në Budapest dhe përsëri në Dikasterin e Jashtëm vazhdoi punën, derisa del në pension në vitin 1976.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
20 Tetor 1900, u shua poeti ynë kombëtar Naim Frashëri
-
20 Tetor 1715, botimi i Françesko da Leçe, libër themelor i gramatikës shqip
-
20 Tetor 1752, u pikturua nga vëllezërit Zografi kisha e “12 Apostujve”
-
20 Tetor 1784, testament i tregtarit Shkodran Gjergj Kraja
-
20 Tetor 1880, u mbajt Kuvendi i Përgjithshëm, në Dibër