Në Shtator 1884, u lind atdhetari demokrat dhe luftëtari i lirisë Osman Haxhija. Mësimet e para i mori në Vlorë, të mesmen e kreu në Stamboll, ku u njoh me rilindasit tanë të shquar dhe zhvilloi veprimtari të dendur në atdhe. Për këtë u internua në Arabinë Saudite. Pas arratisjes, mori pjesë në Kuvendin e Vlorës dhe Qeverinë e Ismail Qemalit. Osman Haxhija ishte një nga organizatorët dhe drejtuesit e Luftës së Vlorës, më 1920.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
8 Maj, Dita Kombëtare e Kryqit të Kuq dhe Gjysmë Hënës së Kuqe
-
8 Maj 1786, u dha premiera e tragjedisë “Skënderbeu”, në skenën e Teatrit Francez në Paris
-
8 Maj 1910, u zhvillua beteja e Carralaves, ndërmjet kryengritësve shqiptar dhe ushtrive osmane
-
8 Maj 1926, u përfundua marrëveshja ndërmjet Qeverisë Shqiptare dhe Bankës Serbo-Shqiptare
-
8 Maj 1937, Mbreti Zogu I dekretoi Ligjin për ndryshimin e emrave të disa qyteteve, fshatrave, lagjeve, lumenjve, etj
