Komisioni i Lidhjes së Kombeve, më 12 Maj 1922, bëri publik Informacionin Përfundimtar mbi Shqipërinë. Në të kundërshtohet ideja se shqiptarët, për arsye të ndarjeve fetare, nuk janë të aftë të udhëheqin një shtet modern. Ata, sipas informacionit, “bashkohen nga zakonet e përbashkëta, traditat shekullore, si dhe nga gjuha..”. Në informacion bëhet e qartë se, “megjithëse ndryshimet në besimet fetare nganjëherë kanë ndikime në politikën e brendshme”, manifestimet fanatike aq të shpeshta në vendet e tjera, në Shqipëri janë shumë të rralla. Janë shënuar raste kur klerikët e të tre besimeve fetare, kanë vizituar së bashku xhamitë dhe kishat. E njëjta ide shprehet edhe në një libër historie të disa autorëve amerikanë, për shqiptarët në Shqipëri dhe SHBA.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
25 Prill 1433 bujarët shqiptarë ngrihen kundër pushtimit turk
-
25 Prill 1911 u mbajt Kuvendi i mërgimtarëve në Bukuresht
-
25 Prill 1911 u vra patrioti Rushit Dine Halili
-
25 Prill 1919 shfaqet në Shkodër komedia “Shërbëtori i dy zotërinjve”
-
25 Prill 1920, Mehmet Konica i dërgon telegram Konferencës së fuqive aleate