Bota e magjishme e këngës popullore shqiptare, sot kremton përvjetorin e lindjes të këngëtarit të shquar Xhevdet Hafizi. U Iind në Shkodër, më 12 Korrik 1927. Me muzikën, u njoh në vatrën familjare dhe Liceun Artistik, “Jordan Misja” të Tiranës. Ishte ndër bilbilat e parë popullorë të mikrofonit, të Radio-Shkodrës dhe Radio-Tiranës; solist i preferuar i Filarmonisë së Shtetit, më 1950, i Asamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore; interpretues i papërsëritshëm i këngës popullore të Veriut e të Jugut, të këngës lirike, epike dhe historike, këngëtari që i dha jetë, dhjetra këngëve popullore, në skenat e vendit dhe jashtë tij.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
15 Maj, “Dita Kombëtare e Familjes”
-
15 Maj 1946, u prezantua para publikut, regjizori i shquar Pandi Stillu
-
15 Maj 1937, shpërtheu puçi antizogist i Et’hem Totos, në Delvinë
-
15 Maj 1921, u lind Profesor Doktor Myzafer Xhaxhiu, në Gjirokastër
-
15 Maj 1903, filloi të botohet gazeta, “Përlindja Shqiptare”