QMKSH merr pjesë në aktivitetet e 100-vjetorit të “Krahinës Autonome të Korçës”

QMKSH ishte e pranishme në dy ekspozitat e zhvilluara me rastin e 100-vjetorit të shpalljes së “Krahinës Autonome të Korçës”.  Në bibliotekën e qytetit u ekspozuan për publikun flamuj shtetërorë të periudhës 1916-2016. Qendra Mbarëkombëtare e Koleksionistëve Shqiptarë vuri në dispozicion të kësaj ekspozite një Flamur origjinal të kohës së Princ Vidit.  Ky flamur është me  formë trekëndore, dhe ka fotografinë e Vidit të stampuar në të.

Në Muzeun Kombëtar të Arsimit u ekspozuan koleksione numizmatike të emetuara  nga krahina autonome e  Korçës në vitet 1917-18. Banka e Shqipërisë dhe Posta Shqiptare të pranishme në këtë aktivitet, i ofruan qytetarëve korçarë informacione lidhur me aktivitetin postar dhe financiar të krahinës autonome. Me ftesë të organizatorëve QMKSH, ndoqi me vëmendje këto evente. Kjo vjen në vijimësi të qasjes dhe angazhimit serioz të Qendrës Mbarëkombëtare të Koleksionistëve Shqiptarë në funksion të promovimit të trashëgimisë kulturore/historike të Shqipërisë.

Leave a Reply